Erik Lloshi flet pas daljes nga BBV: Nuk jam agresiv, kam qenë vetëm impulsiv
I ftuar mbrëmjen në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP”, Erik Lloshi, i cili u largua nga shtëpia të martën pas një nominimi të ardhur përmes Zarfit të Zi, si pasojë e një shkeljeje rregullash nga “Vëllai i Madh”. Në studion e radios, këngëtari ndau reflektimet e tij për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duke treguar se hyrja në BBV nuk ishte një vendim i marrë lehtë. Sipas tij, ai ishte i vetëdijshëm që qëndrimi, por edhe dalja nga formati, do të shoqëroheshin me komente dhe kritika, disa prej të cilave nuk do t’i pëlqenin. “Ne jemi njerëz që jo vetëm punojmë, por edhe jetojmë,” u shpreh ai, duke theksuar se publiku shpesh...
Burimi:
argjiroja.net