Emocion i pastër, publikohet videoklipi i ”Nan”. Kënga e Alis pretedente për Eurovisionin
Showbiz E Mërkurë, 11 Mars 2026 20:43 Është publikuar zyrtarisht videoklipi i këngës ”Nan”, me të cilën këngëtarja shqiptare Alis do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e këtij viti të Eurovision Song Contest. Projekti muzikor vjen me një videoklip emocional dhe artistik, që thekson lidhjen e fortë mes nënës dhe fëmijës, një temë që prek thellë kulturën dhe ndjenjat familjare shqiptare. Kënga “Nan” është një baladë moderne me elemente etnike, ku vokali i fuqishëm i Alis shoqërohet nga një orkestracion i ndjerë dhe një tekst që i kushtohet sakrificës dhe dashurisë së nënës. Videoklipi paraqet skena simbolike dhe momente intime familjare, duke e bërë mesazhin e këngës edhe më të fuqishëm. Publikimi i videoklipit vjen si pjesë e përgatitjeve për paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision...
Burimi:
kohajone.com