Elijona Binakaj shpallet finalistja e dytë në Big Brother VIP Kosova 4
Gara për finalistin e dytë në Big Brother VIP Kosova 4 ka sjellë emocione të forta dhe momente vendimtare, ndërsa publiku ka ndjekur me interes një nga netët më të rëndësishme të këtij edicioni. Në garë për një vend në finale kanë qenë Londrim Mekaj, Elijona Binakaj, Hygerta Sako, Ardit Stafaj, si dhe motrat Suanita dhe Aurora Rrusta. Eliminimet nisën fillimisht me largimin e motrave Rrusta nga shtëpia, për të vijuar më pas me daljen e Ardit Stafajt. Më pas, gara u ngushtua edhe më shumë me eliminimin e Hygerta Sakos, duke lënë përballë njëri-tjetrit dy konkurrentë të fortë dhe mjaft të komentuar gjatë këtij edicioni: Elijona Binakaj dhe Londrim Mekaj. Përballja finale mes tyre u shoqërua me tension dhe pritje deri në sekondat e...
Burimi:
argjiroja.net