Einxhel Shkira rihap arkivat e vitit 2016 dhe sfidon moralizimin: “Trupi im nuk ishte provokim, por qëndrim”

Einxhel Shkira rihap arkivat e vitit 2016 dhe sfidon moralizimin: “Trupi im nuk ishte provokim, por qëndrim”

Në një seri postimesh të gjata dhe thellësisht introspektive në Instagram, Einxhel Shkira ka zgjedhur të rikthehet pas në kohë konkretisht në vitin 2016 për të treguar një kapitull të jetës së saj që, sipas saj, u shënua nga paragjykimi, keqkuptimi dhe një luftë e heshtur me standardet morale të shoqërisë.Fotot e asaj kohe, që dikur u etiketuan si “provokative”, sot shërbejnë si dëshmi e një qëndrimi personal dhe ideologjik. “Qëllimi im nuk ishte të provokoja me forma, por me mendësi,” shkruan ajo, duke theksuar se shpesh u gjykua jo për atë që ishte realisht, por për perceptimet dhe etiketat që të tjerët zgjodhën t’i vendosnin.Einxhel ndalet veçanërisht te hipokrizia sociale, ku një pulovër leshi në një foto shihej automatikisht si simbol morali, ndërsa një...