E trishtë! Vajza e aktorit Tommy Lee Jones vdes në ditën e Vitit të Ri

E trishtë! Vajza e aktorit Tommy Lee Jones vdes në ditën e Vitit të Ri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinemasë në ditën e parë të Vitit të Ri, pasi Victoria Jones, vajza 34-vjeçare e aktorit të njohur amerikan dhe fitues i çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur në një hotel luksoz në San Francisko. Sipas raportimeve të mediave amerikane, Victoria Jones u shpall e vdekur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në katin e 14-të të hotelit “Fairmont”. Një mysafir i hotelit ka qenë personi i parë që e ka vënë re atë të shtrirë në korridor, duke menduar fillimisht se ajo mund të ishte në gjendje të dehur. Pas kësaj, janë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje rreth orës 02:52 të mëngjesit, por, sipas autoriteteve,...