E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026
Can Yaman është njoftuar si bashkëprezantues në Festivalin Sanremo 2026, ku do të zgjidhet përfaqësuesi i Italisë në Eurovision 2026, në njërën nga pesë netët e eventit. Sipas njoftimit zyrtar të RAI-t, aktori turk, i cili u arrestua në janar për drogë dhe prostitucion, por që përfundimisht u lirua, do të qëndrojë përkrah Carlo Conti-t dhe Lausa Pausini-t në natën e parë të Festivalit, i cili është planifikuar për 24 shkurt. Në festivalin, i cili do të zhvillohet nga 24 deri më 28 shkurt, do të marrin pjesë gjithsej 30 artistë. Midis tyre janë Ermal Meta me këngën “Stella stellina”, i cili përfaqësoi Italinë në Eurovision 2018 me Fabrizio Moro, dhe Raf me këngën “Ora e per sempre”, i cili mori pjesë në Eurovision 1987...
Burimi:
argjiroja.net