E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët

E papritur! Monika Kryemadhi hyn në shtëpinë e Big Brother, “ngacmon” banorët

Si pjesë e sfidës së mos-reagimeve, opinionistja Monika Kryemadhi hyri sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5. Banorët nuk duhet të reagonin, ndërsa Monika u fut në shtëpi duke ngacmuar me fjalë disa prej tyre. Ata u përpoqën të mos reagonin, megjithëse shkëmbenin fjalë me nënkuptime me njëri tjetrin. Monika: Ajo xhaketa e verdhë Rogert, apapa Rogert: Një nga xhaketat e mia është e një politikani të rëndësishëm Monika: O mret o mret, përdore içik më shumë fjalën “mret” o Mateo. U kënaqe në palestër ti Mateo, si lulëzove! Shumë i bukur bardh e zi Edisa, elegance ishte në nivele të larta.