E pabesueshme/ Regjisori Grishaj: Shtëpia e Ferma VIP 4 herë më e madhe, 158 kamera

E pabesueshme/ Regjisori Grishaj: Shtëpia e Ferma VIP 4 herë më e madhe, 158 kamera

Vetëm një ditë na ndan nga nisja e spektaklit shumëpritur Ferma VIP, sezonin e tretë të të cilit do të drejtojë Arbana Osmani në ekranin e Vizion Plus. Premtimet për një produksion gjigant dhe standarde të papara më parë janë konfirmuar nga regjisori Eduart Grishaj, i cili ishte i ftuar në emisionin “Live në Mëngjes”. “Besoj se ky është maksimumi që mund të bëhet,” u shpreh Grishaj, duke theksuar se ky edicion “nuk krahasohet vetëm me vendin tonë, por me të gjithë rajonin”. Ai shtoi se “Çdo gjë ka ndryshuar: nga studioja, ndriçimi e deri te kamerat. Shtëpia është katër herë më e madhe dhe numri i kamerave që vëzhgojnë 24 orë është shumëfishuar. Jam shumë i lumtur që producentja Holta Dulaku ma ka bërë punën...