Drithërimat nuk kanë fund në Vizion Plus, ja kush janë finalistët e radhës në Albania’s Got Talent
Është mbyllur një tjetër natë magjike në Vizion Plus. 10 talente kanë performuar para publikut dhe jurisë në Albania’s Got Talent, duke dhuruar emocione të forta. Një mbrëmje me shumë energji, e denjë për një tjetër gjysmëfinale që prodhoi ritëm dhe emocione jo vetëm për konkurentët, por edhe për katër anëtarët e jurisë, Agron Llakaj, Kastro Zizo, Adelina Ismajli dhe Elsa Lila, të cilët patën një tjetër natë të vështirë në përzgjedhjen e dy finalistëve. 10 talentet e mbrëmjes së sotme ishin të gjitha të shkëlqyera, por TOXIC Record dhe ALBA Folk u përzgjodhën për të qenë finalistët e finales së madhe të Albania’s Got Talent. Por gjysmëfinalet nuk mbyllen këtu, Albania’s Got Talent, nën moderimin e Isli Islamit, rikthehet sërish të hënën e ardhshme...