Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s

Dera i mbyllet në fytyrë gjatë daljes në Nju Jork, ja reagimi i Rihanna-s

Rihanna dëshmoi edhe një herë se është një nga yjet më të qeta dhe plot humor të showbiz-it. Këngëtarja e famshme u filmua teksa po largohej nga hoteli luksoz Four Seasons në Nju Jork, të premten më 16 janar, kur një moment i papritur u bë viral në rrjetet sociale. Teksa sigurimi i saj ecën përpara, dera u mbyll pas tij, duke e lënë Rihannën për një çast jashtë. Artistja 37-vjeçare nuk u shqetësua aspak nga situata dhe, me ironi të lehtë, tha: “Sa zotëri që je”, përpara se të qeshte dhe të hipte në makinën që e priste. Videoja u shpërnda gjerësisht, duke u pritur me komente pozitive nga fansat. Ngjarja ndodhi në të njëjtën ditë kur partneri i saj, A$AP Rocky, publikoi albumin...