Deklarata e papritur e Brikenës te Dhoma e Rrëfimit: Dua ta mbyll me Mateon

Deklarata e papritur e Brikenës te Dhoma e Rrëfimit: Dua ta mbyll me Mateon

Sot në “Instagram”-in e “Big Brother VIP” është publikuar një video nga Dhoma e Rrëfimit, ku shfaqet Brikena duke folur për Mateon. Ajo tregon një moment që kishte gatuar për të dhe veten, e ndërkohë Mateo nuk kishte shkuar për të ngrënë por kishte qëndruar me Selin dhe Shëndritin. Brikena shton dhe episodin kur ai ka marrë për krahu Selin, për t’a nxjerrë jashtë dhe për t’a hedhur në pishinë. Por gjëja që i ka habitur më shumë publikun është momenti kur në italisht thotë ‘voglio chiudere con lui’ që do të thotë ‘dua ta mbyll me të’. “Doja të gatuaja për mua dhe për Mateon. E bëra pjatën gati, i bëra një zemër. Hodha për atë dhe për vete. Ai po rrinte me Selin...