Debati për “Valle Kosovare”: Vesa Luma gjen rastin të thumbojë dhe Taynën për 250 euroshin!

Debati për “Valle Kosovare”: Vesa Luma gjen rastin të thumbojë dhe Taynën për 250 euroshin!

Vesa Luma ka reaguar publikisht pas raportimeve se kënga “Valle Kosovare”, e interpretuar nga Shpat Kasapi, dyshohet të jetë përvetësuar nga një artist bullgar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ngriti shqetësimin për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe mënyrën si trajtohen krijimet muzikore ndër vite. Në reagimin e saj, Luma theksoi se mbrojtja e veprës artistike është thelbësore, jo vetëm për momentin, por edhe për të ardhmen e familjeve të artistëve. Ajo u shpreh se shpesh krijuesit nuk vlerësohen siç duhet dhe se ndodh që puna e tyre të përfundojë në duart e të tjerëve për shuma simbolike. Në këtë kontekst, ajo përmendi edhe rastin e debatit të mëhershëm mes Alida Hisku dhe Tayna. Kënga “Thana” e Tayna-s përfshinte në hyrje refrenin e...