Dasmë e madhe në Prizren! I jep fund beqarisë ish-fituesi i “Big Brother Albania”

Dasmë e madhe në Prizren! I jep fund beqarisë ish-fituesi i “Big Brother Albania”

Ish-fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë, duke i dhënë kështu fund beqarisë në një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tij. Ai dhe partnerja e tij, Rreze Kuçi, kanë zgjedhur të thonë “po” në një ceremoni elegante dhe të mbushur me emocione, e cila është zhvilluar në një nga hotelet më të njohura në Prizren, qyteti i lindjes së Veselit. Atmosfera festive, e shoqëruar me muzikë, buzëqeshje dhe momente të veçanta, e ka bërë këtë ditë edhe më të paharrueshme për çiftin dhe të pranishmit. Në këtë event të rëndësishëm nuk kanë munguar familjarët, miqtë më të afërt, kolegët, si dhe shumë figura të njohura të showbiz-it shqiptar, të cilët kanë...