Çmim edhe për Lotët e Oscar-it, për momentet më emocionale të skenës së Hollywood-it
Ceremonia e Academy Awards njihet mbi të gjitha për ndarjen e çmimeve më të rëndësishme të kinemasë, si Aktori/ja më i/e mirë apo Filmi më i mirë. Në rrjetet sociale qarkullojnë gjithashtu edhe “tituj” jozyrtarë për veshjen më të bukur të mbrëmjes. Por nëse do të ekzistonte një kategori tjetër, me siguri do të ishte “Lotët më të sinqertë në skenë”, sepse shumë fitues të Oscar-it shpesh shpërthejnë në të qara teksa mbajnë fjalimin e falënderimit. Dhe askush nuk mund t’i fajësojë për këtë. Fitimi i një Oscar-i është një triumf i jashtëzakonshëm, një moment që përmbledh vite përpjekjesh, sakrificash dhe pasionesh. Përballë një audience globale dhe një liste të gjatë njerëzish për t’u falënderuar, emocionet shpesh bëhen të papërmbajtshme. Ndoshta është edhe më interesante...
Burimi:
kohajone.com