Chelsea Handler tall Leonardo DiCaprion në Critics Choice Awards për pushimet me Jeff Bezos
Prezantuesja e njohur amerikane Chelsea Handler nuk i kurseu batutat gjatë monologut hapës të ceremonisë së Critics Choice Awards, ku në qendër të vëmendjes u vu aktori Leonardo DiCaprio. Me humorin e saj karakteristik, Handler u tall me faktin se ylli i Hollywood-it pothuajse humbi ceremoninë për shkak se ishte “ngecur” me pushime luksoze në Karaibe. “Leo është këtu, falë Zotit… Ai ishte i bllokuar në një anije në St. Barts. Ishte tamam si në ‘Titanik’, por më keq, sepse Jeff Bezos ishte atje,” tha ajo, duke shkaktuar të qeshura të shumta në sallë. Kamera fokusoi menjëherë DiCaprion, i cili reagoi me sportivitet duke qeshur me shakanë. Komentet e Handler vijnë pas raportimeve se aktori kishte munguar më herët në Festivalin e Filmit në Palm...
Burimi:
argjiroja.net