Çfarë po ndodh me Cllevion? Postimi nga spitali shqetëson ndjekësit
Një postim i fundit në rrjetet sociale ka ngritur shqetësim për gjendjen shëndetësore të reperit të njohur Kleviol Ahmeti, i njohur për publikun si Cllevio, i cili aktualisht ndodhet në vuajtje të dënimit. Në profilin e tij zyrtar në Instagram është publikuar një fotografi nga një ambient spitalor, ku shihet një person i shtrirë në sallën e ndërhyrjeve kirurgjikale. Postimi shoqërohet me një mbishkrim që ka tërhequr menjëherë vëmendjen: “Presim Ganggon dali nga operacioni tragjik”. Ky përshkrim ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një situatë serioze shëndetësore, ndërsa përdorimi i vetës shumës tregon se llogaria e reperit nuk po menaxhohet nga ai vetë, por nga persona të afërt. Një tjetër detaj që ka shtuar dyshimet është etiketimi i Spitalit Rajonal Memorial në Fier...
Burimi:
argjiroja.net