Çfarë ndodhi? Këngëtarja Rosalía ndërpret në mes koncertin në Milano (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Këngëtarja Rosalía ndërpret në mes koncertin në Milano (VIDEO)

Këngëtarja spanjolle Rosalía detyroi të ndërpresë koncertin e saj në Unipol Forum në Milano, pas një helmimi serioz nga ushqimi, duke njoftuar publikun se nuk ishte në gjendje të vazhdonte performancën. Këngëtarja 33-vjeçare po shfaqej në kuadër të “Lux Tour”, që ka nisur më 16 mars në Lyon, dhe megjithëse bëri përpjekje të mëdha për të përfunduar shfaqjen, gjatë koncertit pranoi se ndjehej shumë keq. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Rosalía tha: “U përpoqa të jap këtë koncert nga fillimi, edhe pse isha e sëmurë.” Ajo shpjegoi më tej gjendjen e saj: “Kam pasur helmim shumë serioz nga ushqimi dhe përpiqesha të qëndroja deri në fund, por ndjehem jashtëzakonisht keq. Kam vjellë pas skenës dhe dua të jap shfaqjen më të mirë,...