Çfarë fshihej pas heshtjes? William dhe Kate reagojnë publikisht mbi zbulimet dhe lidhjet me Epstien

Çfarë fshihej pas heshtjes? William dhe Kate reagojnë publikisht mbi zbulimet dhe lidhjet me Epstien

Familja mbretërore britanike ka thyer një nga traditat e saj më të forta atë të heshtjes ndaj çështjeve të ndjeshme ndërsa presioni publik dhe mediatik po rritet lidhur me skandalin Epstein dhe raportet e tij me anëtarë të Shtëpisë Mbretërore. Për herë të parë, figura të larta mbretërore kanë zgjedhur të reagojnë publikisht mes zbulimeve të reja që kanë tronditur opinionin ndërkombëtar. Monarku i ardhshëm, Princi William, dhe bashkëshortja e tij, Princesha Catherine, janë shprehur “thellësisht të shqetësuar” nga informacionet e dala në dritë, sipas një deklarate zyrtare të bërë nga Pallati Kensington. Reagimi vjen në një moment kur dokumente të reja të publikuara në Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer në qendër të vëmendjes lidhjet e financierit të dënuar Jeffrey Epstein me figura të njohura...