Burimi:
argjiroja.net
Foto © argjiroja.net
Çfarë bëri Lewis Hamilton në Maranello që emocionoi gjithë stafin e Ferrarit?
Lewis Hamilton ka dhënë një tjetër shembull të lidershipit dhe njerëzores, duke fituar zemrat e stafit të Ferrarit me një gjest të thjeshtë, por shumë domethënës. Piloti britanik vizitoi së fundmi fabrikën e Ferrarit në Maranello, vetëm pak ditë para festave të fundvitit, ku vendosi të surprizojë personalisht çdo punonjës. Gjatë vizitës, Hamilton shpërndau dhurata për të gjithë anëtarët e stafit, duke treguar respekt dhe mirënjohje për punën e tyre të përditshme. Secili punonjës mori një kuti tradicionale britanike nga shtëpia e njohur Fortnum & Mason, e cila përmbante çaj anglez për mëngjes, biskota me limon, biskota çaji dhe çokollata napolitane. Në çdo paketë ishte përfshirë edhe një kartolinë speciale, me një foto të firmosur nga vetë Hamilton dhe mesazhin: “Happy Holidays, From Lewis.” Ky...