Brikena puthet me Mateon, Gjyste Vulaj: Ndjenjat nuk shkruhen me skenar
Showbiz E Mërkurë, 25 Mars 2026 18:19 Në Prime e së martës në ”Big Brother Albania Vip 5”, ndodhi puthja mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit. Dyshja shkëmbyen puthjen e parë në buzë, gjersa ishin bashkë në dhomë të rrëfimit. Për këtë u bë një reagim nga këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila është një mbështetëse e modeles nga Kosova. Ajo thotë fjalë të bukura për Brikenën, duke shtuar se ndjenjat nuk mund të shkruhen me skenar. “Mund të jetë lojë e nisur, por ndjenjat nuk shkruhen me skenar. Të ruajt Zoti oj çikë, e ta bëftë rrugën e bardhë siç e ke zemrën”, u shpreh ajo.
Burimi:
kohajone.com