Big Brother VIP Albania 5 nis ndryshe, dokumentar dhe performancë me motive kombëtare nga banorët

Big Brother VIP Albania 5 nis ndryshe, dokumentar dhe performancë me motive kombëtare nga banorët

Showbiz E Martë, 17 Shkurt 2026 21:13 Spektakli i së martës i Big Brother VIP Albania 5 ka nisur ndryshe nga zakonisht, duke surprizuar publikun me një hapje emocionuese dhe plot simbolikë kombëtare. Mbrëmja u çel fillimisht me pamje të shkurtra që rikujtonin momentet kyçe të luftës dhe shtet-ndërtimit të Kosovës, duke krijuar një atmosferë reflektuese dhe krenarie për shikuesit. Pas këtij kolazhi historik, skena u gjallërua nga një performancë me motive kombëtare e realizuar nga vetë banorët e shtëpisë më të famshme. Interpretimi kryesor erdhi nga këngëtari Mal Retkoceri, i cili solli këngën e njohur “Pavarësia”, projekt i famshëm i Ilir Shaqiri, duke e shoqëruar me një interpretim plot emocion dhe energji patriotike. Performanca u plotësua nga një koreografi e veçantë me elemente tradicionale...