Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
“Big Brother VIP 5”/ Zbulohet banori i parë për këtë edicion, një këngëtar i njohur
Showbiz E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 21:32 Armir Shahini, i njohur për publikun si Miri i West Side Family, është shpallur zyrtarisht konkurrenti i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP. Këngëtari është një nga figurat më të njohura dhe të dashura të muzikës shqiptare, i identifikuar prej vitesh si një nga anëtarët kryesorë të grupit ikonë West Side Family, i cili ka lënë gjurmë të forta në kulturën pop shqiptare me këngë hite dhe performanca të paharrueshme. Karriera e Mirrit është shoqëruar me një bazë të gjerë fansash, ndërsa pjesëmarrja e tij në këtë format pritet të sjellë nostalgji, njohje të menjëhershme dhe interes të lartë nga publiku, duke e bërë një nga emrat më të komentuar që në nisje të spektaklit....