Befason Françeska Murati: Unë fal pesë vakte të namazit, por nuk mbulohem

Befason Françeska Murati: Unë fal pesë vakte të namazit, por nuk mbulohem

Showbiz E Hënë, 16 Shkurt 2026 17:16 Françeska Murati ka befasuar ndjekësit me një përgjigje të dhënë së fundmi sa i përket fesë myslimane. “A i mbështet femrat që janë me mbulesë”, ka qenë pyetja që iu drejtua nga një ndjekës. “Çdo femër është e lirë të bëj çka të doj zemra saj. Secila ka rrugën dhe bindjet e veta”, u përgjigj ajo. Ajo tani po bën rolin e opinionistes në Big Brother Fan Club, si pjesë e formatit bashkë me Arjan Konomin. Edhe pse ka qenë para dy viteve në këtë reality show, Françeska vazhdon akoma të jetë e përfolur në rrjete sociale e shtypin rozë.