Bebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire!

Bebe Rexha nis bashkëpunim të ri me shtëpinë diskografike Empire!

Artistja e njohur e popit dhe kantautorja shqiptaro-amerikane, Bebe Rexha, ka vendosur të hapë një kapitull të ri në karrierën e saj muzikore, duke zgjedhur rrugën e pavarur dhe duke hyrë në një partneritet strategjik me shtëpinë diskografike dhe distribuese Empire, me seli në Bay Area të Shteteve të Bashkuara. Ky bashkëpunim vjen pas një periudhe të gjatë dhe të suksesshme nën Warner Records, ku Rexha publikoi tre albume dhe firmosi disa nga hitet më të mëdha të dekadës së fundit, përfshirë “Meant to Be”, “I’m A Mess”, “Me, Myself, and I”, “In the Name of Love” dhe megahitin global “I’m Good (Blue)”. Gjatë karrierës së saj, ajo ka bashkëpunuar me artistë të njohur ndërkombëtarisht si David Guetta, Lil Wayne, J Balvin, Doja Cat, Snoop...