Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner
Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të folur për jetën e saj sentimentale. Përmes një postimi në rrjetin social X (ish-Twitter), ajo u është drejtuar drejtpërdrejt ndjekësve të saj, të njohur si “Rexhars”, duke kërkuar ndihmë për të gjetur partnerin ideal. Në një listë të detajuar, artistja ka zbuluar hapur kriteret që, sipas saj, duhet të plotësojë mashkulli që do të ketë pranë. Ndryshe nga pritshmëritë që shpesh lidhen me figurat publike, Bebe thekson se pamja perfekte nuk është vendimtare për të. Ajo shprehet se një partner që vlerësohet si 6 apo 7 nga 10 në dukje është më se i mjaftueshëm, për aq kohë sa ka personalitet të fortë dhe autenticitet. Sa i përket gjatësisë, këngëtarja...