Bebe Rexha godet me këngën e re “New Religion”, ngjitet në vendin e parë në iTunes

Bebe Rexha godet me këngën e re “New Religion”, ngjitet në vendin e parë në iTunes

Showbiz E Martë, 10 Mars 2026 17:56 Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha po shijon sërish sukses të madh në skenën globale të muzikës. Projekti i saj më i ri muzikor, “New Religion”, është ngjitur në vendin e parë të toplistës botërore të iTunes, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e artistes. Kënga e zhanrit euro-dance vjen në bashkëpunim me grupin legjendar britanik të muzikës elektronike Faithless dhe ka arritur të fitojë menjëherë pëlqimin e publikut. Përveç suksesit në rang global, “New Religion” është renditur në vendin e parë edhe në toplistën e iTunes në Mbretëria e Bashkuar, duke dëshmuar edhe një herë ndikimin e Rexhës në tregun ndërkombëtar të muzikës. Ky projekt muzikor është pjesë e albumit të saj të ri...