Banorët kundër raportit, Brikena për Mateon: Nuk jam ndjerë e poshtëruar nga ai
Showbiz E Martë, 17 Mars 2026 22:32 Gjatë Prime-it të sotëm banorët kanë komentuar edhe marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos. Juela dhe Selin janë shprehur se televotimi e ka bërë “çiftin” më të afërt. Nga ana tjetër, vetë Mateo ka deklaruar se afrimiteti mes tyre ka nisur prej dy javësh. Mateo: Unë e mora vesh vetëm gjysmë ore para deklaratën e Brikenës se donte të dilte. Pas prime-it e prita jashtë. Isha në gjendje të rëndë emocionale. Fola edhe me Shndritin. Pashë që Brikena ishte e mërzitur. Juela më thoshte: “Do ta shohësh kur të dalë Brikena.” Juela: Ty duhet të të vijë turp që je prezantuar si ish-i dashuri. Brikena gjithmonë ka thënë që, kur ky djalë ka hyrë, i ka prishur imazhin. Çfarë...
Burimi:
kohajone.com