Bad Bunny hyn në historinë e Grammy, fiton “Albumin e Vitit” në gjuhën spanjolle
Bad Bunny ka hyrë në histori në Çmimet Grammy, duke u bërë artisti i parë në 68 vite që fiton çmimin “Albumi i Vitit” me një album të kënduar tërësisht në gjuhën spanjolle. Muzikanti portorikan u shpërblye për albumin e tij të gjashtë, “Debí Tirar Mas Fotos”, duke mposhtur emra të njohur si Lady Gaga, Kendrick Lamar dhe Sabrina Carpenter. I emocionuar në skenë, Bad Bunny ia dedikoi çmimin emigrantëve, në një ceremoni ku shumë artistë ngritën zërin kundër politikave aktuale amerikane të imigracionit. “Ky çmim është për të gjithë ata që u detyruan të lënë vendin e tyre për të ndjekur ëndrrat”, u shpreh ai. Gjatë mbrëmjes, disa artistë shprehën hapur mbështetjen për emigrantët, ndërsa në tapetin e kuq u panë edhe mesazhe proteste...
Burimi:
argjiroja.net