“Baby on the way”/ Taylor Lautner dhe bashkëshortja surprizojnë me lajmin e ëmbël

“Baby on the way”/ Taylor Lautner dhe bashkëshortja surprizojnë me lajmin e ëmbël

Taylor Lautner dhe gruaja e tij Tay janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Aktori 34-vjeçar dhe partnerja e tij prej katër vitesh postuan ne Instagramin e tyre për të ndarë lajmin e lumtur me fansat e tyre. “Çfarë është më mirë se dy Taylor Lautner?” thanë ata. Çifti u martua në vitin 2022. Duke folur për revistën PEOPLE rreth dasmës së tyre, çifti pranoi se është koha më e mirë e jetës së tyre. “Gjithçka na dukej kaq surreale,” tha Tay. “Ne të dy ishim shumë të përfshirë në proces, kështu që kishim pritshmëri të larta, por me siguri i tejkaluam ato.” “Ne donim vetëm që dita të ndihej festive, pa presion apo ankth. Të gjithë atje kishin shumë rëndësi...