“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

“Babai ka 8 muaj që lufton me jetën”, Redon Makashi rrëfen sfidën me sëmundjen e pashërueshme

Redon Makashi ishte i ftuar diten e sotme në programin “Rudina” në Tv Klan. I pyetur nëse prindërit e kanë vizituar studion e tij, artisti zbulon me trishtim se babai po përballet me një betejë të fortë shëndetësore. Këngëtari thotë se prej 8 muajsh ai vuan nga sëmundja e demencës dhe është në një luftë me jetën. Gjendja është e vështirë dhe sfiduese, sidomos për nënën e tij. Biseda; Redon Makashi: Tani im atë e ka më të pamundur për të vizituar atë studio. Rudina Magjistari: Pse? Redon Makashi: Po kalon një moment jo të mirë. Rudina Magjistari: Që ka lidhje me… Redon Makashi: Me shëndetin. Ka 8 muaj që po bën luftë me jetën. Rudina Magjistari: Më vjen keq! Si duket situata, ka shpresë...