Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i Malit në gjendje të rënduar, përfundon në spital pas reagimeve në rrjet

Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në intervistën e planifikuar për emisionin “Ftesë në 5”, të moderuar nga Bieta Sulo, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Moderatorja bëri të ditur se situata u kuptua vetëm pak minuta përpara se të realizohej lidhja direkte. Sipas saj, gjatë përpjekjes për ta kontaktuar Faikun, në telefon u përgjigj motra e tij, e cila jeton në Francë. “Pak minuta para provës për lidhjen direkte, na erdhi një mesazh. Kur telefonuam me mendimin se do të flisnim me Faikun, në telefon doli motra e tij”, tregoi Sulo gjatë emisionit. Në mesazhin e dërguar nga motra e Faikut, Rema Retkoceri, sqarohej se ai ndodhej në spital dhe nuk...