Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit

Babai i Mal bën deklaratën e fortë: Unë e kam bërë yll Violetën, ti kthehen realitetit

Situata familjare e banorit Mal Retkoceri ka marrë një tjetër kthesë jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pas një deklarate të fortë publike nga babai i tij, i cili ka vendosur të flasë hapur për raportin e prishur me djalin dhe ish-bashkëshorten e tij, këngëtaren Violetë Kukaj. Në deklaratën e tij, babai i Malit shprehet se marrëdhëniet mes tyre janë ndërprerë prej vitesh dhe se, sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me ndikimin e nënës së fëmijëve. Ai thekson se ka tentuar vazhdimisht të vendosë komunikim, jo vetëm drejtpërdrejt, por edhe përmes personave të njohur dhe personaliteteve nga Shqipëria dhe Kosova. “Kam tentuar të komunikoj me ta përmes disa personave të njohur, personaliteteve të Shqipërisë dhe Kosovës. Me Violetën fillimisht, sepse ajo nuk donte as...