Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit?

Azis kopjon “Valle Kosovare” të Shpat Kasapit?

Bashkëpunimi më i ri mes dy emrave të njohur të skenës bullgare, Azis dhe Tsvetelina Yaneva, ka ngjallur diskutime edhe në publikun shqiptar. Dyshja kanë publikuar këngën “Havte”, një projekt me ritme tipike ballkanike dhe me videoklip të realizuar në ambientet e një aeroporti, por ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen është linja melodike e këngës. Shumë dëgjues shqiptarë kanë vënë re ngjashmërinë e fortë mes “Havte” dhe hitit të njohur “Valle Kosovare”, këngë e cila identifikohet me emrin e artistit të ndjerë Shpat Kasapi. Sipas reagimeve në rrjete sociale, melodia e refrenit duket pothuajse identike me atë të këngës shqiptare, duke ngritur pikëpyetje mbi origjinalitetin e projektit të ri. Kjo situatë vjen në një moment kur “Valle Kosovare” po përjetonte një rikthim të fuqishëm...