Arrestohet ylli i filmit “Home Alone”, rrezikon gjashtë muaj burg dhe një gjobë të majme

Arrestohet ylli i filmit “Home Alone”, rrezikon gjashtë muaj burg dhe një gjobë të majme

Showbiz E Hënë, 12 Janar 2026 10:40 Aktori Daniel Stern, i njohur për rolin e tij në filmin ikonik “I Vetëm në Shtëpi” (Home Alone), është ndëshkuar nga autoritetet amerikane nën akuzën e kërkimit të shërbimeve të një prostitute në një hotel. Stern, i cili interpretoi personazhin Marv Merchants një nga “Wet Bandits” (më vonë “Sticky Bandits”) përkrah Macaulay Culkin dhe Joe Pesci dyshohet se është ndaluar nga policia në Camarillo, Kaliforni, muajin e kaluar. Sipas një burimi të zbatimit të ligjit nga Qarku Ventura, të cituar nga TMZ, aktori 68-vjeçar u ndëshkua më 10 dhjetor. Sipas raportimeve, ai nuk u arrestua, por në Kaliforni kërkimi i shërbimeve të prostitucionit përbën shkelje penale. Personat që shpallen fajtorë për një vepër të tillë mund të përballen...