Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri një zarf të zi. Shkak është bërë mosbindja e grupit të Gretës që të marrë pjesë në provat për sfidën e kërcimit. Teksa ra gongu që banorët të shkonin të nisnin provat, Baby G u shpreh se do bënte për të ngrënë në fillim dhe pastaj do të shkonte. Kështu nisi dhe një debat mes pjesëtarëve të grupit. Duke qenë se grupi i Gretës nuk i është bindur urdhrit, Vëllai i Madh mori vendimin që të anulonte televotimin aktual. “Banorë, Vëllai i Madh ka ndjekur me vëmendje sjelljen tuaj gjatë ditës së sotme. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet...