Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

Anna Lika kujton nënën e ndjerë: Nuk do mësohem me mungesën tënde

Krishtlindja është sinonim i gëzimit dhe festës, por për disa të tjerë ajo mbetet një ditë reflektimi dhe kujtimi për ata që nuk janë më. Pikërisht më 25 dhjetor, dy vite më parë, Anna Lika humbi nënën e saj, Ildën. Aktorja e ka rikthyer këtë dhimbje përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku ndau një video me fragmente nga bisedat e tyre rreth sëmundjes, të ndërthurura me momente të bukura e plot jetë që kanë ndarë së bashku. Anna shprehet se mendja e saj është gjithmonë te nëna dhe se për çdo hap apo vendim që merr, pyet veten nëse ajo do të ishte krenare. Ajo rrëfen se mungesa e saj është e pazëvendësueshme dhe se boshllëku që ka lënë ndihet në çdo aspekt...