Alba Pollozhani rikthehet në finalen e BBVK 4 dhe flet për largimin: Do të doja ta shtyja më shumë

Alba Pollozhani rikthehet në finalen e BBVK 4 dhe flet për largimin: Do të doja ta shtyja më shumë

Finalja e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të shumta për publikun dhe ish-banorët e këtij edicioni. Mes tyre, në skenën e Klan Arena u rikthye edhe ish-banorja Alba Pollozhani, e cila u prit me duartrokitje nga të pranishmit. Gjatë paraqitjes së saj, Alba ndau disa fjalë për eksperiencën në shtëpinë më të famshme në Kosovë, duke falënderuar publikun për mbështetjen që kishte marrë gjatë rrugëtimit të saj në reality show. Ajo u ndal edhe te largimi i saj vullnetar nga gara, duke pranuar se mënyra si përfundoi aventura e saj në BBVK mund të kishte qenë ndryshe. “Me erdhi keq për mënyrën si dola, sepse ndoshta mund ta shtyja edhe më shumë”, u shpreh ajo. Largimi i Albës disa javë më parë kishte...