Akuzat e Benitës për finalen, Olsa Muhameti reagon tërthorazi: Lum kush e ka këtë vlerë
Showbiz E Hënë, 23 Shkurt 2026 15:21 Pas eliminimit në gjysmëfinale, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Benita nuk i ka ndalur akuzat ndaj produksionit dhe Olsa Muhametit, producentes së spektaklit, duke thënë se votat e publikut janë manipuluar dhe ajo duhet të kishte shkuar në finale. Benita përsëriti akuzat për manipulim të votave dhe pretendoi se e dinte se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni, me pretekstin se produksioni e ka paracaktuar. Olsa Muhameti nga ana tjetër, nuk ka zgjedhur t’u përgjigjet drejtpërdrejt pyetjeve akuzuese të Benitës, por ndoshta një përgjigje i ktheu duke ripostuar një story të Dolce-s, një tjetër ish-banore që u eliminua në gjysmëfinale. Në story-n e saj, Dolce falenderon produksionin dhe Olsën “për përvojën unike që do...
Burimi:
kohajone.com