Aktorja turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Aktorja turke thirret për dëshmi, i merren analiza gjaku dhe flokësh

Hande Erçel, së cilës i ishte lëshuar një urdhër ndalimi për përfshirjen e saj në një rast droge, u kthye në Stamboll për të dëshmuar para autoriteteve. Aktorja e njohur, e cila ndodhej jashtë vendit për studime, mbërriti në Turqi dhe shkoi direkt në Gjykatën e Çaglajanit të Stambollit, ku dha një deklaratë para prokurorit. Pas përfundimit të procedurës, Erçel u dërgua në Shërbimin e Mjekësisë Ligjore (ATK) për analiza toksikologjike, ku iu morën mostra gjaku dhe flokësh. Në një postim në rrjetet sociale, ajo kishte njoftuar kthimin e saj, duke theksuar se dëshironte që çështja të sqarohej menjëherë. “Për shkak të arsimimit tim, kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj. Mbrëmë, ashtu si ju, mësova nga mediat për çështjen aktuale dhe do të...