Aktori i njohur tregon pse braktisi Hollywood-in për një fermë në Australi!

Aktori i njohur tregon pse braktisi Hollywood-in për një fermë në Australi!

Showbiz E Enjte, 26 Shkurt 2026 09:53 Chris Hemsworth ka zbuluar arsyen e fortë pse vendosi t’i japë fund jetës në Los Angeles dhe të rikthehet përfundimisht në Australi, duke pranuar se nuk po e shijonte më realitetin e Hollywood-it. Aktori 42-vjeçar rrëfeu në podkastinSmartLess se periudha kur lindën djemtë e tij ishte vendimtare për këtë zgjedhje. Sipas tij, familja ishte vendosur në Los Angeles, por ndiheshin të paplotësuar Ishte ajo periudhë kur lindën djemtë tanë dhe thjesht… nuk po e shijonim jetën atje. Madje as nuk po xhironim në Los Angeles, sepse projektet zhvilloheshin diku tjetër. Dhe kur ktheheshe në shtëpi, të prisnin paparacët dhe gjithçka që vjen me atë mjedis-u shpreh ai. Hemsworth ka tre fëmijë me bashkëshorten e tij, Elsa Pataky. Çifti...