Aktivistët vendosin foton e arrestimit të Princit Andrew në Luvër: “Dhe kështu do ta kujtoj bota”, stafi e heq brenda 15 minutave

Aktivistët vendosin foton e arrestimit të Princit Andrew në Luvër: “Dhe kështu do ta kujtoj bota”, stafi e heq brenda 15 minutave

Aktivistët britanikë vendosën një foto të Princit Andrew në Muzeun e Luvrit në Paris për t’i treguar ish-dukës “si do ta kujtojë bota” pas arrestimit të tij. Të dielën, një grup i quajtur “Të gjithë e urrejnë Elonin” varën foton në një mur të muzeut francez. Poshtë imazhit, grupi kishte shkruar mbishkrimin: “Tani ai po djersitet”. Fotografia e shfaq Princin Andrew të ulur i trishtuar në sediljen e pasme të një Range Rover, pasi doli nga stacioni i policisë në Norfolk. Ky imazh është një nga më të njohurit të ditëve të fundit. Në një video të shpërndarë në Instagram, aktivistët treguan momentin kur vendosën foton në mur, ndërsa vizitorët e muzeut qeshnin dhe bënin fotografi. Sipas grupit, qëllimi ishte të tregonin ish-dukës Andrew “si...