A po martohet Blero për herë të tretë?

A po martohet Blero për herë të tretë?

Blero Muharremi di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka shkuar edhe më larg. Një postim i bërë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Instagram ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të lënë ndjekësit e tij të hutuar e plot pikëpyetje. Këngëtari i njohur publikoi një fotografi bardh e zi, e cila në pamje të parë duket e thjeshtë, por mesazhi i saj është jashtëzakonisht i fortë. Në imazh shihet qartë një fustan nusërie madhështor, me detaje elegante dantelle në mëngë dhe material sateni, një veshje tipike për ditën më të rëndësishme të një nuseje. Fotoja nuk shoqërohej me fytyrë apo identitet, por pikërisht kjo e bëri edhe më misterioze. Për t’i dhënë edhe...