82 gola në 90 ndeshje, Mbappé shkruan historinë te Reali
Kylian Mbappé po lë gjurmë të menjëhershme në historinë e Real Madridit. Sulmuesi francez ka realizuar 82 gola në 90 paraqitjet e tij të para me fanellën e “Los Blancos”, një ritëm që e vendos mes emrave më të mëdhenj që kanë veshur këtë fanellë. Në historinë e klubit madrilen, vetëm dy futbollistë kanë pasur nisje më të mirë pas 90 ndeshjeve të para: Ferenc Puskás me 96 gola dhe Cristiano Ronaldo me 86. Mbappé renditet i treti në këtë klasifikim, duke lënë pas legjenda si Alfredo Di Stéfano (73 gola), Hugo Sánchez (63), Ruud van Nistelrooy (62) dhe Ronaldo Nazário (61). Sezoni aktual po konfirmon formën e tij të lartë. Mbappé ka shënuar 38 gola në total, prej tyre 23 në La Liga, duke...
Burimi:
argjiroja.net