Shoqata Shqiptare e Turizmit: Rritja e TVSH-së në akomodim godet drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e turizmit

Shoqata Shqiptare e Turizmit: Rritja e TVSH-së në akomodim godet drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e turizmit

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) reagoi sot lidhur me projektvendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit nga 6%, në 10%. Sipas ATA-s, ky projektvendim, i ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak me grupet e interesit dhe pa një analizë të mirëfilltë ndikimi, përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar në rajon. “Kjo masë vjen në një moment kritik, kur bizneset formale të sektorit po përballen me sfida të rënda mbijetese, të shkaktuara nga rënia drastike e euros prej 40%, çka ka dëmtuar rëndë të ardhurat nga turistët e huaj; dyfishimi i pagave në sektor për të mbajtur fuqinë punëtore; rritja e çmimeve të lëndëve të para si pasojë e krizave globale”, thuhet në reagimin për shtyp. Sipas...