Shoqata e Prokurorëve i përgjigjet Ballës për arrestimet gjatë protestave: Ndërhyrjet politike rrezikojnë pavarësinë e magjistratëve
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka shprehur shqetësimin për deklaratat publike të kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës lidhur me vendimmarrjen e një prokurori të Tiranës për arrestimet gjatë protestave. Shoqata thekson se prokurorët janë të pavarur në ushtrimin e funksionit të tyre dhe se vendimet e tyre duhet të bazohen te faktet, provat dhe ligji, pa ndikime politike. Sipas saj, vendimmarrja e prokurorisë mund të kritikohet publikisht, por pretendimet për lidhje politike duhet të mbështeten në fakte konkrete. Në deklaratë sqarohet gjithashtu se urdhrat për lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar në kundërshtim me ligjin nuk nënkuptojnë pushimin e çështjes penale. Sipas Shoqatës, këto vendime lidhen me ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk përcaktojnë përfundimisht përgjegjësinë penale...
Burimi:
gijotina.com