Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

Shoqata e Policëve të Liruar apel efektivëve në detyrë: Mos iu nënshtroni presioneve politike! Të shtunën le të jemi pranë rinisë

Shoqata e Policëve të Liruar (SHPPL-2013) ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në vend, duke shprehur shqetësimin për përdorimin joproporcional të forcës nga Policia e Shtetit ndaj të rinjve, gjimnazistëve dhe të miturve. Përmes një deklarate publike, Shoqata u ka bërë thirrje drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe efektivëve të respektojnë ligjin, të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të garantojnë të drejtat e qytetarëve gjatë tubimeve. Reagimi vjen në prag të protestës kombëtare të paralajmëruar për të shtunën, më 24 tetor, ku Shoqata u bën thirrje anëtarëve të saj dhe qytetarëve të bashkohen në mbështetje të studentëve dhe të rinjve. “Asnjë urdhër, presion apo interes politik nuk mund të qëndrojë mbi ligjin! Çdo veprim jashtë kornizës ligjore cenon të drejtat e qytetarëve dhe dëmton besimin...