Shoqata e Industrialistëve Italianë kundër rritjes së taksave, kërkon tërheqjen e propozimeve
Cofindustria Albania – Shoqata e Industrialistëve Italianë në Shqipëri kundërshton rritjen e tatimit mbi fitimin, tatimit mbi dividendët dhe TVSH-së standarde të propozuar në draftet e Paketës Fiskale 2027 dhe kërkon tërheqjen e këtyre propozimeve. Në një deklaratë për mediat Cofindustria Albania kërkon transparencë mbi nevojën për rritjen e taksave, përfshirë tatimin mbi fitimin dhe dividentin te biznesi i madh. Sipas Shoqatës së Industrialistëve Italianë propozimet e paketës fiskale do të rrisin barrën mbi ekonominë, kur një pjesë e shpenzimeve dhe investimeve të planifikuara mbetet e parealizuar. “Qeveria u zotua publikisht se norma 15% e tatimit mbi fitimin për biznesin e madh do të mbetej e pandryshuar gjatë mandatit. Sot propozon ta rrisë në 17%, së bashku me rritjen e tatimit mbi dividendët nga 8%...
Burimi:
syri.net