Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm thirrje sipërmarrësve: Ulni qepenat, bashkohuni me studentët!
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë u ka bërë thirrje sipërmarrësve në të gjithë vendin që t’i bashkohen protestave që po zhvillohen në vend, duke kërkuar mbylljen e përkohshme të bizneseve gjatë orarit të tubimit të së shtunës. Në një deklaratë publike, shoqata u drejtohet bizneseve anëtare dhe joanëtare duke i ftuar të solidarizohen me studentët, shoqërinë civile dhe qytetarët që marrin pjesë në protesta. Përfaqësuesit e shoqatës argumentojnë se situata aktuale nuk prek vetëm studentët, por lidhet edhe me të ardhmen e sipërmarrjes, familjeve dhe shoqërisë shqiptare. Sipas deklaratës, shoqata ka qenë e pranishme edhe më herët në protesta, në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile. Kjo duke ngritur shqetësime për korrupsionin, abuzimin me pushtetin dhe politikat që, kanë ndikuar...
Burimi:
gijotina.com