Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator, në ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Përmes mesazhit të saj, Fejza ka ftuar qytetarët që të bashkohen në marsh në mbështetje të çlirimtarëve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Marshi, i organizuar nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”, mbahet në prag të 16 shtatorit, në mbështetje të drejtësisë, lirisë dhe kthimit në atdhe të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Prania dhe mesazhi i Shkurte Fejzës, një prej zërave më të njohur të këngës patriotike shqiptare, i bashkohen zërit të qytetarëve që më 12 shtator do të marshojnë në Prishtinë. 12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë...