Shkupi mirëpret edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar “Skupi Kamerfest”

Shkupi mirëpret edicionin e nëntë të festivalit ndërkombëtar “Skupi Kamerfest”

Shkupi do të jetë nikoqir i edicionit të nëntë të festivalit të muzikës klasike “Skupi Kamerfest”, i cili do të mbahet nga 10 tetori deri më 5 nëntor, me pesë mbrëmje koncertale që do të sjellin artistë nga Maqedonia e Veriut dhe skena ndërkombëtare. Festivali do të hapet më 10 tetor me koncertin “Caprice Viennoise”, ku violinisti austriak Gernot Winischofer dhe pianisti Denis Javorsky do të interpretojnë vepra të Wolfgang Amadeus Mozartit, Alexander Zemlinskit dhe Fritz Kreislerit. Më 12 tetor, koncerti “Trompeta Spanjolle” do të sjellë trompetistin spanjoll Vicente Campos, së bashku me artistët mysafirë Stefan Iliev nga Maqedonia e Veriut dhe Avni Krasniqi nga Kosova. Programi do të përfshijë vepra të Antonio Vivaldit, Pradasit, Joseph Haydnit dhe Joaquín Rodrigos. Më 16 tetor, violinisti francez...